Ergoterapia është një profesion i kujdesit shëndetësor i cili synon të reduktojë ose rivendos çdo situatë të paaftësisë funksionale të një personi.
Ergoterapia mund të ndihmojë me: aftësi të shkëlqyera motorike dhe pamore, aftësitë e vetë-kujdesit dhe futja në funksion e muskujve të mëdhenj.
Shumë shpejtë mund të kuptoni për nevojën e një ergoterapeuti në jetën tuaj, së pari në shenjat që mund të jap foshnja juaj.
Nëse foshnja juaj nuk po arrin momentet e zhvillimit, ndërhyrja e hershme me Ergoterapi mund të ju ndihmojë.
Ndër shenjat identifikuese janë vështirësitë për të kontrolluar kokën, ose për të kthyer kokën vetëm në njërën anë, toni i dobët i muskujve, duke e bërë trupin e tyre të duket shumë i ngurtë ose i parregullt, apo nën reagimi ose mbi reagimi ndaj stimujve.
Funksioni i ergoterapeutit është i nevojshëm në shumë faza jetësore, ndihma për fëmijët, gjumi e po ashtu dhe tek të moshuarit.
Muaji Prill shënon ditën e Ergoterapisë, e kremtuar ndërkombëtarisht në shumë vende të botës.
Edhe pse, vetëdijësimi për të vetëm sa ka filluar në vendin tonë, Diellza Grajçevci na informon dhe më shumë për të gjatë intervistës për “Ora Shtatë”.
https://www.youtube.com/watch?v=wAhxCNMgUQ8
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.