Kirurgu i njohur, Besim Sermagjaj, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova, ka folur për herninë abdominale, e njohura ndryshe si "bruhi", duke e përshkruar atë si një dalje të organeve përmes murit të barkut në hapësirën jashtë tij.
Sipas tij, kjo gjendje mund të shkaktohet nga forcimet e rënda fizike ose defektet e lindura të murit abdominal, njofton Klankosova.tv.
“Hernia fillon me një gungë të vogël dhe dhimbje të lehtë, por me kalimin e kohës ajo masë çdoherë e më shumë ka me e rritur defektin e murit abdominal dhe do bëhet më e madhe. I shkakton pacientit lodhje, humbje të energjisë, deri tek pjesa më e komplikuar që është strankulimi- e cila më vonë shkakton komplikime serioze si: pengesa në qarkullimin e gjakut,” tha Sermagjaj.
Ai theksoi rëndësinë e masave parandaluese, duke përfshirë mbajtjen e peshës normale, ushtrimet fizike, një dietë të pasur me fibra dhe shmangien e peshave të rënda.
Po ashtu ai paralajmëroi se neglizhenca në fillim mund të çojë në ndërhyrje kirurgjikale dhe heqjen e organeve të prekura.
"Një operacion më i lehtë që nuk bëhet, na detyron më vonë me bërë një operacion që na dërgon me humbje të organeve dhe rrezikut për jetë", tha kirurgu.
Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë në Klan Kosova.
https://youtu.be/F2wsNsG0nnw?si=CrO56jN1m-Y5W4Xj
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.