Këtë të shtunë në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova u shpalos programi për kujdesin e 1000 ditëve, para dhe pas lindjes, për nënën dhe fëmijën nga organizata “Aksioni për nëna dhe fëmijë", ku e ftuar ishte zyrtarja e programeve nga kjo OJQ, Hana Buçinca.
Ajo tregoi se qëllimi i këtij projekti është që fillimisht të pilotohet në dy komuna përfituese, atë të Prizrenit dhe të Lipjanit, dhe pas vlerësimit të suksesit të avokohet për zgjerimin e këtij programi.
"Do të kemi edhe takime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me akterë të tjerë, në rast që është e mundshme që të avokohet në hartimin e një udhëzuesi, ku nga kjo ndoshta do të krijohej një shabllon për implementim në të gjitha komunat" u shpreh Buçinca.
Zyrtarja e programeve në "AMC" tha se shpresojnë që kjo do të shërbejë si mënyrë se si në të ardhmen do të ndiqen këshillat antenatale dhe postnatale.
"Është shumë më e menaxhueshme që secila komunë të ketë fasilitatorët e vet, fasilitatorët do të jenë mamitë e përzgjedhura të cilat kanë interes dhe dëshirë me i mbajtë këto sesione", u shpreh ajo.
Buçinca tregoi se po planifikohet që fasilitatorët të cilët veçse janë trajnuar të bëjnë trajnimin e fasilitatorëve të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=8NZHVInEBkM
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.