Koha e ushqimit mund të jetë stresuese kur keni një fëmijë, sepse arsyet pse ata nuk dëshirojnë të hanë, mund të jenë nga më të ndryshmet.
Ekspertja e gjuhës së foshnjave në ShBA, Gigi Tadros, tregoi se janë disa flluska që mund të shfaqen në buzë të fëmijëve dhe kjo i pengon ata që të hanë.
Sipas saj, pengesë tjetër mund të jetë edhe ajo që quhet "lidhje e gjuhës", shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Kjo nënkupton se është vendi ku rripi i lëkurës që lidh gjuhën e fëmijës me pjesën e poshtme të gojës është më i shkurtër se zakonisht.
“Këto fluska të buzëve janë një nga shenjat e shumta që mund të tregojnë kufizime orale. Buzët bëhen vula kryesore për të marrë qumështin që u nevojitet", është shprehur ajo.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.