Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të rritur një kërpudhë në një laborator, e cila parashihet se mund ta vrasë kancerin.
Zbulimi mund të hapë rrugën për zhvillimin e një metode krejtësisht të re të trajtimeve të kancerit.
Hulumtimet e mëparshme treguan se kërpudhat e njohura si "zombie" apo "cordyceps", të njohura për zakonet e të ngrënit , mund të ndihmojë në vrasjen e qelizave kancerogjene.
Kërpudha, e cila vret insektet dhe mbin nga trupi i tyre, është jashtëzakonisht e vështirë të rritet në kushte laboratorike, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Përqëndrimi për të rritur në laborator këtë kërpudhë ishte shumë më i ulët se ai i gjetur në insektet e infektuara në natyrë.
Por, tani një ekip nga Koreja dhe Egjipti kanë zbuluar se si të rritin kërpudhat parazitare të pakapshme duke përdorur lloje të ndryshme insektesh si nikoqirë.
Ekspertët shpresojnë se ky proces i ri i prodhimit do të jetë më efektiv dhe ekonomik për krijimin e trajtimeve kundër kancerit të bazuara në "kordycepin", element ky që përmbajnë kto kërpudha.
Studime të tjera kanë zbuluar se ky element ndihmon në vrasjen ose bllokimin e zhvillimit të disa qelizave të ndryshme të llojeve të ndryshme të kancerit, duke përfshirë atë në prostatë dhe gji.
Autorët e studimit besojnë gjithashtu se ai mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e Covid-19.
Autorët paralajmërojnë gjithashtu se rritja e "kordycepsit" duke përdorur këtë metodë nuk është ende e mundur në një shkallë industriale për shkak të llojit të insekteve të përdorura në këtë studim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.