Mediat e huaja, po raportojnë se data kur adhuruesit e Apple do ta kenë iPhone 7 në duart e tyre, është 7 shtatori, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa po ashtu, edhe data 16 shtator është dhënë si opsion i ditës së lansimit të serisë më të re të telefonave të mençur.
S’ka më vend për dëgjuese
Shumë maniakë të teknologjisë, kanë parashikuar se Apple do ta heqë tërësisht vendin 3.5 milimetërsh për vendosjen e dëgjueseve. Pritet që ërdoruesit të përdorin lloje të reja pajisjesh, që përfshinë Bluetooth apo iPone Lightening Port.
Butoni “home” do të jetë në version të ri
Edhe butoni i famshëm “home” i iPhone, do t’i nënshtrohet ndryshimit. Tash e tutje do të jetë me senzorë dhe në vend se të klikohet do të funksionojë vetëm përmes vibrimit.
Më shumë memorie
Mendohet se tash e tutje iPhone do të ofrojë telefona me memorie prej 256 GB.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.