Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, këtë javë kurorëzoi plot 40 vite karrierë me një koncert që ngriti në këmbë publikun.
Por para se dritat e sallës të ndiznin spektaklin, mbrëmja nisi me një moment krejt tjetër, po aq të rëndësishëm për artisten.
Në koktejin e organizuar për miq të afërt dhe familjarë, pritej që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, t’i dorëzonte Adelinës medaljen presidenciale në nder të kontributit të saj prej katër dekadash në muzikë.
Me albumin e saj më të fundit, Adelina, përmes disa këngëve, vuri në qendër të vëmendjes kauzën e gruas, një temë e ndjeshme dhe e pranishme në realitetin tonë. Dhe pikërisht atë medalje e mori nga një grua.
Presidentja ia dorëzoi atë medalje për kontributin e jashtëzakonshëm që Adelina i ka dhënë muzikës shqiptare ndër vite. E kur fjala vjen te muzika e artistes, Vjosa Osmani pati disa fjalë të veçanta për krijimtarinë e saj.
Kështu u mbyll kokteji i organizuar posaçërisht që Adelina të pranonte medaljen presidenciale para se të ngjitej në skenë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=P6JOyslfbyc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.