Në Prishtinë është mbajtur konferenca për prezantimin e dokumenteve strategjike për vlerësim të performancës së mësimdhënësve; Korniza Strategjike për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, Udhëzimin Administrativ për licencim të mësimdhënësve si dhe dokumente të tjera të hartuara nga MAShT, njofton Klan Kosova.
Këto korniza sipas ministrit Arsim Bajrami do ta ngrisin cilësinë në arsim dhe profesionin e mësmdhënësit si dhe do të ndikojnë në rritjen e shkathtësive të mësmdhënësve dhe nxënësve.
Sipas tij, me këto pako të udhëzimeve administrative që rregullojnë standardet për rreth 20 mijë mësimdhënës kosovarë, Qeveria e rregullon edhe profesionin e mësuesit si profesion me interes të veçantë publik.
Përmes tyre poashtu Bajrami tha se Qeveria po bën politika të reja për mësimdhënësit si për ata që janë para punësimit e të punësuarit si dhe në çështjen e licencimit të tyre, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.