Eva Ndoja, Eli Malaj, Atilla Kardesh dhe Burim Vatovci, secili personazh në vete, të katër të ndryshëm sa i përket karakterit dhe të bëmave në jetë.
Eva Ndoja, një artiste me zë të veçantë dhe një këngëtare që di t’i mungojë audiencës, seksi në paraqitje, e goxha e mirë në profesion.
Eli Malaj, këngëtarja që s’ka hit që nuk e këndon. Gruaja që sfidat ka lënë pas, e fokusin e mban në gjëra të bukura e të suksesshme, transmeton Klankosova.tv.
Atilla Kardesh, ndër emrat më të përfolur nëpër media me lloj-lloj titulli e laramani subjektesh, shpesh misterioz e ndonjëherë shumë i hapur.
Burim Vatovci, personazhi simpatik që vodhi zemrat, unik në secilin mendim dhe interesant në shumë aspekte.
Të katër u bënë bashkë për të realizuar një projekt muzikor, ku secili dhanë diçka për të arritur perfeksionin.
Për të mësuar më shumë, ndiqni materialin e punuar nga Prive Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=UXHBgyXjKQg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.