Kandidati i PDK-së, për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj sonte në “Zona për Prishtinën” në Klan Kosova, ka shpalosur pjesë të programit me të cilin synon ta drejtojë kryeqytetin.
Por përveç kësaj Çelaj ka shpalosur edhe gjëra personale, si preferencat për artin e muzikën.
Çelaj ka thënë se këngëtarët që parapëlqen, janë Al Jarreau dhe Antino Forcione.
“ Jam i gjerë prej shijesh, ka edhe tallava që mund të dëgjoj, ka dy këngë ndoshta, pra i dëgjojë të gjitha rrymat”, ka thënë Çelaj, njofton Klan Kosova.
Se çka i pëlqen prej objekteve të vjetra, Çelaj ka thënë se një prej tyre është Biblioteka Kombëtare, por që ka përmendur edhe “Unionin”.
Çelaj thotë se ka pak objekte të bukura në kryeqytet. Ai si të bukur përmend pjesën të Muzeu i Kosovës dhe disa xhami të vjetra në Prishtinë.
Si kryetar i Prishtinës ai ka thënë se ka mundësi që të ndërhyjë në disa pjesë që t’i ndërrohet pamja qytetit.
“Prishtina e ka pasur qytetin e vjetër që është dëmtuar, kanë mbet pjesë ku mund të rindërtohen”, ka pohuar ai.
Çelaj ka thënë se do ta rrisë dhënien e leje për ndërtim si kryetar.
Më tej ai nuk ka pranuar që të flasë se cilat janë dobësitë e tij.
“Dobësitë nuk i tregoj”, ka thënë ai.
Dhe në fund si artist që është ka thënë se do të punojë shumë për artin në Prishtinë, ku ka premtuar përmirësim të menaxhimit kulturor.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.