Gjatë ditës së sotme, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i është drejtuar me një letër publike institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur publikimin e ekspozitës së Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.
Përmes letrës është kërkuar tërheqja e emrave të tyre nga çdo referencë e mbështetjes në këtë publikim, për shkak të shqetësimeve serioze lidhur me besueshmërinë dhe integritetin e tij.
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se Shkëlzen Gashi e ka bërë qëllimshëm këtë ekspozitë, transmeton Klankosova.tv.
“Rasti i Gashit nuk lidhet me politikë, ka të bëjë me dezinformim, ka të bëjë me luftën që ka nisur qysh në fillim, me njollosë njerëz dhe me i fy”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.
Veterani i UÇK-së ndër të tjera shtoi se, sipas tij, Gashi është munduar gjithnjë të shtrembërojë historinë e luftës për liri.
“Ne si organizatë e kemi pasur edhe kërkesën për Kurtin që ta shkarkojë si këshilltar, Kurti veç e pati larguar, madje edhe i pati uruar suksese”, tha Haradinaj.
https://www.youtube.com/watch?v=GQvyfO2b98g
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.