Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm në mesin e të rriturve, disa prej tyre duke i dëmtuar vazhdimisht për vite me rradhë.
Sipas një studimi të fundit rreth gjashtë përqind e njerëzve me dhimbje kronike përfundojnë me dhimbje në fund të shpinës, që njihet si diagnoza e spondiloartritit axial, ose shkurtimisht SpA aksial, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Kjo dhimbje ka tendencë të fillojë në adoleshencën e vonë, por mund të duhen mbi tetë vjet për t'u diagnostikuar.
E lënë pa u trajtuar, një gjendje e tillë mund të bëjë që rruazat në shpinë të bashkohen duke i bërë aktivitetet e përditshme shumë të dhimbshme, ndërkaq në rastet më të këqija, në trup mund të formohet një kockë e re.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.