Qyteti ukrainas Kherson, është çliruar pas nëntëmuajsh pushtimi rus.
Kështu, shumë qytetarë janë parë në rrugët e këtij qyteti të madh duke festuar me ushtarët ukrainas.
E në qytet si shkak i mungesës së energjisë elektrike, ka mungesa të gjërave elementare përfshirë, ushqimi e ilaçet.
Largimin nga Khersoni e konfirmuan, të premten, nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, të cilët thanë se afro 30 mijë trupa dhe pesëmijë pajisje ushtarake janë tërhequr nga aty.
https://www.youtube.com/watch?v=j0-ofe3WLms
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.