Ndërmarrja “Trepça” ka filluar aksion për lirimin e pronës, përfshirë rrënimin e të gjitha objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore në një parcelë në Mitrovicë të Veriut.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi ka bërë të ditur se aksioni po vazhdon me mbledhjen e rrënojave nga rrënimet e objekteve të ndërtuara pa bazë ligjore, transmeton Klankosova.tv.
“Pronarët e tyre po dalin që janë serbë, dhe ne patëm mundësi të flasim me ta prapa kamerave, pasi të njëjtit nuk duan të prononcohen para kamerave. Ata kanë deklaruar se është dashur të negociohet para së të merret vendimi për rrënimin e rreth 20 objekteve”, tha Latifi.
https://www.youtube.com/watch?v=osdtppCH14k
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.