Një furgon me ngjyrë të bardhë ka rrezikuar trafikun gjatë ngasjes së tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Pamjet shqetësuese që shihni më poshtë janë dërguar nga një lexuese e Klankosova.tv, sipas të cilës shoferi në fjalë ka manovruar gjatë gjithë kohës në timon duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë.
Në një moment, furgoni gati sa nuk përplaset më një veturë në lëvizje.
Sipas lexueses, rasti ka ndodhur të hënën dhe është lajmëruar edhe në policinë e Kosovës.
Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar rreth rastit...
https://www.youtube.com/watch?v=El-7hgHNv00
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.