Raundi i dytë në Formula 1 do të rikthehet pas tre javësh nga gara e parë e zhvilluar në Bahrein.
Kësaj radhe, mikëpritse e 20 pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Imolas në Itali, pistë që është rikthyer për vitin e dytë rresht, transmeton KlanKosova.tv.
Kualifikimet në Imola do të fillojnë nga ora 14:00, drejtpërdrejt në Art Sport 3 ndërsa gara e Grand Prix të Italisë do të filloj të dielën në orën 15:00, ekskluzivisht në kanalin Prime.
Lewis Hamilton ishte fituesi i parë i vitit 2021 duke triumfuar pas një strategjie të mirë nga Mercedesi në krye me Toto Wolf.
Por, përkundër kësaj ky sezon duket se Red Bulli është në një tjetër dimension dhe do ia bëj punën edhe më të vështirë dyshes Hamilton – Bottas.
Max Verstappen do kërkojë fitoren e parë ndërsa Sergio Perez do t’i qëndrojë përkrahu shokut të tij të skuadrës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.