Në Galerinë Kombëtare të Kosovës sot është mbajtur konferencë për media në lidhje me çmimin “Muslim Mulliqi” 2022.
Mirëpo pak para se të nis konferenca, pati reduktime të energjisë elektrike gjë që e detyroi ushtruesin e detyrës së drejtorit të GKK-së, Naim Spahiun, dhe kuratorin gjerman, Raimund Stecker që konferencën ta mbajnë në një hapësirë ku pati më shumë dritë.
Në fillim të ekspozitës, Naim Spahiu bëri prezantimin e kuratorëve dhe tregoi arsyen se pse kuratori tjetër Christian Mosar nuk ka mundur të vij nga Luksemburgu.
“Fatkeqësisht kuratori tjetër Christian Mosar nuk ka mundur të vij për shkak të një rasti të vdekjes”
Pastaj fjalën e mori kuratori Christian Mosar, i cili është edhe historian i artit. Ai tregoi se ndjehet shumë i mirëpritur në Prishtinë dhe se ekspozitat që i ka vizituar në kuadër të Manifesta 14 iu kanë dukur shumë interesante.
Si gjerman që është, pa humbur kohë iu kthye temës për të cilën kishte ardhur të flasë.
“Tema për të cilën do të flasim sot ka të bëjë pak a shumë me pikturën. Mendoj se është magjepsëse ta shohim se si ne ballafaqohemi me një pikturë sepse ne gjatë tërë ditës po i shohim pikturat përmes telefonave të mençur dhe askush nuk po i kundron ato në mënyrë origjinale. Ndoshta kjo do të jetë pjesë e ekspozitës të cilën në do ta kurojmë”.
Ai tregoi se gjatë ditëve në vijim, do të ftohen artistë të nivelit ndërkombëtarë që të vijnë në Prishtinë dhe ta studiojnë dialogun rreth asaj se çka është pikturë sot.
“Përmes artit ne duhet të luftojmë për respekt në shoqëri në kohën tonë dhe pak a shumë kjo është ajo që mund të them sot”.
Pas konferencës, Klan Kosova e ka intervistuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të GKK-së, Naim Spahiun, i cili ka treguar se do të shqyrtohen mundësi që ekspozita Çmimi “Muslim Mulliqi” 2022 të zgjerohet edhe në hapësirat e tjera.
Thirrja për dorëzimin e aplikimeve për çmimin “Muslim Mulliqi” 2022 do të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator të këtij viti. Ndërsa ekspozita pritet të hapet në fillim të muajit dhjetor.
klankosova.tv
https://youtu.be/h3M4laMXI-o
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.