Çmimi Nobel i Letërsisë i këtij viti i është dhënë autores koreano-jugore, Han Kang.
Çmimi i Letërsisë është çmimi i katërt Nobel i shpallur këtë javë në Stokholm, Suedi, shkruajnë mediat koreano-jugore, transmeton Klankosova.tv.
Han iu dha çmimi "për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore", tha komiteti Nobel.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.