“Nëse jeni një shtet i ri dhe po synoni që të keni impakt në botën e sportit, atëherë një Medalje e Artë në Lojërat Olimpike është fillimi perfekt”.
Janë këto fjalët e para që CNN shkruan për Kosovën në një reportazh dedikuar sportit kosovar.
“Kosova që është pavarësuar nga Serbia në vitin 2008, gjatë viteve që lamë pas ka lënë nam me sport”, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në këtë reportazh përmendet kampionia olimpike e botërore, xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila këtë vit mori medalje Olimpike në xhudo.
Edhe ndeshja Kosovë-Kroaci, që do të zhvillohet të enjten në stadiumin Loro Boriç në Shkodër komentohet në reportazh.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.