Filmi "CODA" i shkruar dhe drejtuar nga Siân Heder, ka fituar çmimin kryesor në edicionin e 94-të të Oscars, për filmin më të mirë.
Filmi trajton histrorinë e Ruby që është i vetmi anëtar dëgjues i një familjeje të shurdhër nga Gloucester, Massachusetts. Në moshën 17-vjeçare, ajo punon mëngjeset para shkollës për të ndihmuar prindërit dhe vëllain e saj të mbajnë biznesin e tyre të peshkimit. Por duke u bashkuar me klubin e korit të shkollës së saj të mesme, Ruby e gjen veten të tërhequr si nga partneri i saj i duetit, ashtu edhe nga pasioni i saj i fshehtë për të kënduar.
Oscar është gjithashtu një fitore e madhe për Apple, që bëhet shërbimi i parë i transmetimit që fiton kurorën e fotografisë më të mirë pas disa vitesh konkurrimi për çmimin së bashku me Netflix dhe Amazon, përcjell Klankosova.tv
"CODA" mposhti nominimet më të mëdha që përfshinin "Belfast", "Dune", "The Poëer of the Dog" dhe "Ëest Side Story".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.