Coldplay e ka filluar në Kosta Rikë turneun botëror ambient-dashës në mbështetje të albumit të tyre të ri “Muzikë për Sferat”.
Turneu në stadiume i bendit britanik kësaj radhe është i një rëndësie të veçantë për shkak se e promovon rujajten e ambientit.
Në këto koncerte është paraparë që të ketë një “dysheme kinetike”, lloj energjie që mund të gjenerohet nga lëvizja e fansave.
Për më tepër, për çdo biletë të blerë do të mbillet një pemë, setet do të jenë të ndërtuara nga bambuja, ndërkaq avionët e bendit do të furnizohen me karburant të qëndrueshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=6ITAc8QG3s4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.