Boksieri i UFC, Conor McGregor, përmes një fotoje të postuar në Instagram, ka dhënë lajmin se ai dhe partnerja e tij Dee Devlin, janë bërë prindër për herë të tretë.
Në fotografinë e postuar në të cilën shihet duke mbajtur djalin e tij të porsalindur, irlandezi 32-vjeçar tregoi se djali i tij vogël quhet Rian, shkruan Mirror, transmeton KlanKosova.tv.
McGregor e shoqëroi foton me mbishkrimin: "Klani McGregor tani është një familje me 5 veta”.
Afro 40 milionë ndjekës e uruan luftëtarin e UFC dhe të fejuarën e tij, për lindjen e djalit.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.