Lajmet e fundit

Pas përleshjes, McGregorit i është dashur të ballafaqohet me Gjykatë për shkak se i njëjti është akuzuar për sulm dhe për shkatërrimin e telefonit të një tifozi, shkruan Klan Kosova.
Kështu ai u ndëshkua edhe nga UFC - gjë që rezultoi me mosparaqitjen e tij në tetëkëndësh për një kohë të gjatë.
Mirëpo ai tani do t’i kthehet kafazit dhe duket se është mjaft i përgatitur për këtë gjë. Të dielën ai do të ndeshet kundër amerikanit Donald Cerrone [i njohur si Kauboji], në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë se McGregor është njëri prej sportistëve më të famshëm në botën e UFC-së për shkak të karakterit të tij prej rebeli, stilit inteligjent të luftimit si dhe stilit të jetesës.
Ndeshja McGregor- Cerrone do të zhvillohet në orët e hershme të së dielës.
https://www.youtube.com/watch?v=J8NQ5QXy_Hc
klankosova.tv