Conor McGregor është nën hetime.
30 vjeçari po hetohet në Irlandë pasi një grua e akuzoi atë për sulme seksuale në dhjetor, transmeton Klan Kosova.
Akuzuesja është një vajzë në të njëzetat e saj që pretendon se ishte me miq në Dublin para se të përfundonte në hotelin Beacon. Ajo thuhet se shkoi në polici dhe e paraqiti rastin dhe pastaj u dërgua në një spital pranë, ku edhe u trajtua pas sulmit.
Në të njëjtën ditë kur hetimi u raportua, Conor njoftoi tërheqjen e tij, por një përfaqësues i tij tha se nuk ishte i lidhur me hetimin.
“Kjo histori ka qarkulluar për disa kohë dhe është e paqartë se pse po raportohet tani. Supozimi se njoftimi i tërheqjes së Conor është i lidhur me këtë rast, është absolutisht i rremë”, tha një burim në një deklaratë për New York Times.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.