Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të ShBA-së i ka bërë thirrje Hamasit të ndalojë së qëlluari mbi civilët në Gaza.
Ai u shpreh se është mundësi historike për paqe, ndaj sipas tij, Hamasi duhet ta shfrytëzojë atë, raporton CNN.
"Ne i kërkojmë fuqimisht Hamasit të ndërpresë menjëherë dhunën dhe të shtënat ndaj civilëve palestinezë të pafajshëm në Gaza, si në pjesët e Gazës të mbajtura nga Hamasi ashtu edhe në ato të siguruara nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit”.
"Kjo është një mundësi historike për paqe. Hamasi duhet ta shfrytëzojë atë duke u tërhequr plotësisht, duke iu përmbajtur në mënyrë strikte planit të paqes prej 20 pikash të Presidentit Trump dhe duke u çarmatosur pa vonesë”, ka shtuar Cooper.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.