Leonard Brown, 64 vjeç nga Santa Barbara e Kalifornisë, tha se po ngiste veturën, kur diçka që ai fillimisht mendoi se ishte një copë akulli ose bore u përplas në xhamin e tij të përparmë.
"Erdhi në drejtim të kokës sime," tha ai për WBZ-TV, transmeton Klan Kosova.
Brown ndaloi në rrugë për të ekzaminuar dëmin dhe zbuloi se çfarë ishte përplasur në të vërtetë me automjetin e tij.
“Ndërsa po qëndroja aty, kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Për pak të më godiste një copë betoni 30 centimetra e gjerë dhe disa centimetra e trashë, e cila depërtoi nga dritarja e përparme dhe ndaloi në ulëset e pasme të veturës sime Audi Q5”.
Brown, i cili po e vizitonte Massachusettsin, në mënyrë që gruaja e tij t'u nënshtrohej trajtimeve të kancerit, tha se ishte mirënjohës që ajo nuk ishte në veturë në momentin e incidentit.
https://www.youtube.com/watch?v=WIDWVcssa3Q
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.