“A ke ardhur ta tregosh veten tënde apo vetëm çorapet e Mihrijes, sepse asgjë tjetër nuk ke dhënë në shtëpi?”, ka qenë pyetja për Labinot Haxhiun, nga Labinot Rexhaj.
Haxhiu është shprehur se ka ardhur në Big Brother për ta treguar veten, por siç tha, pa e ofenduar askënd.
“Unë kam ardhur ta tregojë veten time, 100 për qind original, pa e ulur, pa e ofenduar dhe pa e bërë askënd të dalë nga vetja, të paktën jo me tendencë”.
“Të janë fiksuar shumë çorapet e Mihrijes, a do të t’i falë?” – u shpreh Labinot Haxhiu, drejtuar Labinot Rexhës./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=9h83EWIA4-o
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.