Microsoft njoftoi zyrtarisht se do të realizojë një version të asistentit virtual Cortana për platformat iOS dhe Android. Ky version nuk do të ketë të gjitha veçoritë si tek platforma Windows, megjithatë kompania premton se do të funksionojë mirë dhe do të përfshijë të paktën mbështetjen e njoftimeve.
Ashtu si Apple Siri apo Google Now, edhe Cortana ofron informacione në bazë të kërkimeve, interesave dhe të dhënave personale të përdoruesve. Asistenti virtual shfaq informacione rreth fluturimit të avionëve, ngjarjeve sportive etj.
Aplikacioni i ri do të vijë bashkë me veçorinë Phone Companion, që gjendet tek Windows 10. Cortana do të jetë në dispozicion tek pajisjet Android në fund të muajit qershor, ndërsa më vonë do të vijë edhe tek pajisjet iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=lXREpLEwgOY
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.