Aktorja e hit serisë, Friends, Courtney Cox, ka thënë në një intervistë me Today që mezi i kujtohet koha e xhirimeve të serisë.
Ajo kishte luajtur për 10 vjet në serinë që vijon të jetë e famshme edhe me gjeneratat e reja, por ja që vetë mezi i mban mend ato momente.
Cox vuan nga kujtesa e keqe dhe thotë se është dashur t’i shikojë të dhjetë sezonet e serisë para se të merrte pjesë në ribashkimin e tyre në HBO Special.
“Paska qenë dashur t’i shikoj 10 sezonet kur u ribashkuam sepse kur më pyesnin, unë mbetja disi, ‘nuk më kujtohet as që kam qenë aty,” ka thënë ajo.
“Prandaj po, nuk më kujtohet xhirimi i shumë episodeve".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.