Europa po vazhdon të jetë rajon i goditur shumë nga COVID-19, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 123 mijë infektime me koronavirus.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhet fjalë për shifrën më të lartë të infektimeve në një ditë që prej shpalljes së pandemisë, transmeton Klan Kosova
Kujtojmë se kjo shifër është 8.3% më e lartë se gjatë ditës së premte ku u regjistruan rreth 114 mijë raste të reja.
Franca po cilësohet si vatër e valës së dytë me COVID-19 në Europë - kjo pasi vetëm gjatë 24 orëve të fundit 27 mijë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Franca edhe pse renditet mes vendeve europiane që kanë në fuqi aktualisht nivelin më të lartë të masave parandaluese në shumicën e qyteteve të mëdha - kjo pasi në Paris janë rikthyer masat e rrepta parandaluese ndaj koronavirusit.
Shifrat e infektimeve ditore janë të larta edhe në Britaninë e Madhe, ku ekspertët thonë se rikthimi i karantinës ka shumë gjasa të ndodhë gjatë ditëve në vijim, për të shmangur zhytjen në kolaps të spitaleve prej dyndjes së pacientëve.
Ritmet e shtimit të infektimeve ditore janë të pandalshme edhe në Itali e Gjermani.
Kujtojmë se në botë janë të infektuar 37,700,381 persona, 1,080,413 të vdekur si dhe janë shëruar 28,284,939 pacientë.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.