Për shumë njerëz, dëmtimi nga COVID-19 vazhdon shumë përtej infeksionit fillestar. Dhimbja, ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në duar dhe këmbë mund të ndodhin për javë ose muaj më pas, zbulon një studim i ri.
Studiuesit anketuan më shumë se një mijë e 550 pacientë që iu nënshtruan testimit për COVID-19 në Kampusin Mjekësor të Universitetit të Uashingtonit gjatë një periudhe dhjetëmujore në fillim të pandemisë. Ata që rezultuan pozitivë (542) kishin rreth tre herë më shumë gjasa të raportonin dhimbje, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duart dhe këmbët e tyre (neuropati periferike) sesa ata që rezultuan negativ, sipas studimit.
"Ne zbuluam se gati 30 për qind e pacientëve që rezultuan pozitivë për COVID-19 raportuan gjithashtu probleme neuropatie në kohën e diagnozës së tyre", tha bashkautori i studimit Simon Haroutounian, përcjell Klankosova.tv
"Për 6 për qind deri në 7 për qind të tyre, simptomat vazhduan për të paktën dy javë dhe deri në tre muaj, duke sugjeruar se ky virus mund të ketë efekte të vazhdueshme në nervat periferikë," shtoi ai në një njoftim universitar.
Disa nga pacientët me simptoma të neuropatisë kërkuan trajtim në qendrën e dhimbjes universitare, por shumica kishin simptoma të lehta deri në mesatare dhe mund të mos kenë kërkuar ndihmë nga një specialist i dhimbjes, tha Haroutounian, i cili është shefi i kërkimit klinik në qendrën e dhimbjes.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.