Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizoi konferencë ndërkombëtare shkencore me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”.
Pjesëmarrësit ishin nga vende të ndryshme të botës, derisa iniciativa u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
“Jemi më qetë sa i përket përhapjes së pandemisë dhe mendoj se është momenti i duhur të shohim se cilat janë mësimet që kemi nxjerrë, cila është eksperienca dhe çfarë kërkimesh janë bërë për sfidat e veçanta me të cilat është përballur siguria publike”, tha Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, raporton “Klan Kosova”.
Organizimi mori muaj kohë e gjetjet e hulumtuesve pjesëmarrës do të mund të përdoren si referenca shkencore për konceptin e sigurisë publike.
“Ndikimet negative të ushtrimit të mekanizmave të sigurisë publike kudo të botë. Ka rëndësinë e vet të jashtëzakonshme tek agjencitë e sigurisë publike dhe koncepti i sigurisë publike”, tha Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari.
Pandemia doli të ishe sfiduese për institucionet e sigurisë në vend.
“Kufizimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore, rritja e numrit të ankesave nga qytetarët të cilat masat anticovid i kanë shtuar, kemi pas edhe rol mbikëqyrës sa policia po i zbaton masat dhe vendimet e qeverise për pandeminë”, tha Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hoda.
Kolonelja e Policisë së Kosovës, Taibe Canolli, tha se policët u desh të punonin me orar të zgjatur, 12 orësh.
Organizimi që filloi të mërkurën do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme. /Klankosova.tv
https://youtu.be/nTT_JuEeH_Q
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.