Disa njerëz me COVID të gjatë mund të kenë dëmtime të fshehura në mushkëri, sugjeron një studim i vogël pilot në Mbretërinë e Bashkuar.
Shkencëtarët përdorën një metodë të re të skanimit të gazit ksenon, për të zbuluar anomalitë e mushkërive që nuk identifikohen nga skanimet rutinë.
Ata u përqendruan në 11 njerëz që nuk kishin kërkuar kujdes spitalor kur u infektuan për herë të parë me COVID, por përjetuan gulçim afatgjatë pas infeksionit të tyre fillestar.
Një studim më i madh dhe më i detajuar është duke u zhvilluar për të konfirmuar rezultatet, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Puna bazohet në një studim të mëparshëm që analizoi njerëzit që ishin shtruar në spital me COVID.
Studiuesit thonë se gjetjet hedhin pak dritë mbi arsyen pse gulçimi është kaq i zakonshëm në COVID-in e gjatë, megjithëse arsyet për ndjenjën e mungesës së frymëmarrjes janë shpesh të shumta dhe komplekse.
COVID-i i gjatë i referohet një sërë simptomash që vazhdojnë për shumë javë pas një infeksioni me koronavirus dhe nuk mund të shpjegohen me një shkak tjetër.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.