Crossfit është relativisht i ri në Kosovë, por shumë njerëz e kanë sportin e tyre të preferuar.
Ajo që i shton vlerën këtij klubi janë grupmoshat e ndryshme që aty gjejnë vetën duke u stërvitur.
Ideja për të stërvitur edhe ata që janë të vegjël në moshë erdhi rastësisht. Ushtrimet që ata kryejnë në këtë klub, janë kalitje për trupin dhe karakterin e fëmijëve, njofton Klan Kosova.
Programi i përshtatshëm për trajnim, ka bërë që shumë fëmijë të kyçen në këtë sport. Përfitimet që fëmijët kanë po i bënë ata të ndjehen më shumë të kënaqur sesa të lodhur nga stërvitjet.
Ky klub nuk është vetëm vend ku fëmijët kryejnë stërvitje të zakonshme, por po ashtu një vend shumë i mirë që ata të shoqërohen e mësojnë shumëçka nga njëri-tjetri.
Stërvitja dhe kënaqësia, të gërshetuara në një vend, janë karakteristika kryesore e këtij klubi.
https://www.youtube.com/watch?v=nXnfpfHmvlw
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.