Lajmet e fundit

Lidhur me rastin, Klankosova.tv, ka dërguar pyetje në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.
Kjo është biseda e plotë mes qytetarit dhe zyrtarit policor, siç dëgjohet në video:
Polici: A je banor?
Qytetari: Po. Nuk jam banor. Po, banor i qituhit jom. Po banor i Istogut jom.
Polici: Asni fjalë!
Qytetari: Asni fjalë? Ani, po!
Polici: Duhet me kanë banor n'qit lokacion. Nëse e ki adresën që jeton n'qit rrugë...
Qytetari: Po a kesh nalun, a veç sa u nala, që m'nale ti qitash?
Polici: Pse? Çka ki?
Qytetari: Jo qysh "çka kom"?
Polici: Çka ki? Çka po pisket? Çu, çu prej kerrit. Çu, çu, çu, çu, çu...
Qytetari: Hej Zot!
Polici: Çu more! Çu, çu... Çu se po dyshoj që ki diçka ilegale. Çu! Pshtetu qitu! Kur të thom "jom ka dyshoj", jom ka dyshoj. Edhe mos ta nin zonin, a u bo? Rri n'kerr qitu. Rri n'kerr! Rri qitu. Rri n'kerr, rri n'kerr!
Qytetari: U kry!
Polici: Rri n'kerr hej. Policia t'kanë nal.
Qytetari: U kry.
Polici: Duhet me respektu policin çka të thotë.
Qytetari: U kry. Gjithçka kesh tu të resepektu.
Polici: Sen s'ke tu respektu hiç. Hiç!
Qytetari: Asnjë send hiç. Veç që m’the osht e ndalume me u ndal këtu edhe unë veç sa u nala...
Polici: Po normal a p'e sheh? A je banor i ktuhit?
Qytetari: Veç sa e pava!
Polici: Ti thuj "i ika policisë p'i rrugës kryesore, erdha këtu u mshefa".
Qytetari: Ja, ja! S'kom çka me i ikë une policisë, s'kom kurrgjo me policinë une. Hiç!
Polici: Mirë, mos fol tash kurgjo.
Qytetari: U kry!
Polici: Çu dil qatje. A ki diçka ilegale n'kerr?
Qytetari: Sen hiç!
Polici: Dil qatje, qatje shko. A ki gjo n'xhepa?
Qytetari: Jo more, sen s'kom n'xhepa.