Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se puna e tij është që të sigurohet që asnjë vend tjetër të mos e njohë Kosovën.
"Unë do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime," tha Daçiq për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Kreu i diplomacisë serbe tha se vendi i tij është i sukskesshëm në politikën e saj për të bindur vendet për të tërhequr njohjen e Kosovës dhe kjo po i pengon disa vendeve perëndimore.
Daçiq tha gjithashtu se vizita e tij e fundit në Afrikë ishte e suksesshme dhe se ai kishte njoftuar shtatë vende afrikane me situatën rreth Kosovës.
"Afrika është shumë e rëndësishme për ne. Ka 54 anëtarë nga Afrika nga 193 në Kombet e Bashkuara, gjithashtu, këto janë vendet tona tradicionalisht miqësore nga koha e Titos dhe Jugosllavisë, vendet ku askush nuk ishte për 10, 20 dhe në rreth 30 vjet", shtoi ai.
Kryediplomati serb theksoi se mbështet angazhimin e Serbisë për anëtarësim në BE, por gjithashtu sipas tij "ruajtja e integritetit territorial është një interes strategjik i Beogradit për të cilën duhet të luftohet", transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.