Një grua nga Oregoni i SHBA-ve është dënuar për vrasjen e një foshnjeje të gjinisë mashkull, që ishte nën përkujdesjen e saj.
Fëmija i gjinisë mashkull u mbyt nga kujdestarja nga shkundjet e dhunshme.
Sarah Elizabeth Martin, e moshës 37 vjeçare u akuzua për mbytjen e foshnjes 7 mujore Izaak Gillen.
Më 6 Prill, Martin ishte duke u përkujdesur për fëmijën në shtëpinë e saj ku edhe kreu krimin duke e shkundur fëmijën ku si pasojë e tronditjeve fëmija gjeti vdekjen. Mjekët zbuluan që fëmija kishte pësuar fraktura gjë që i kishte shkaktuar vdekjen, ku edhe gjeti vdekjen ditën e nesërme.
https://www.youtube.com/watch?v=Klxlai5UFzw
Martin ishte njoftuar me familjen e viktimës në kishë, dhe kishte qenë dado e fëmijës që nga Dhjetori siç raporton KOIN 6.
Në një përkujtim të familjes Izaak ata e cilësuan fëmijën e tyre si një djalë të dashur i cili dha shumë për një kohë të shkurtër sa jetoi.
Gillen pritet të dalë para autoriteteve të drejtësisë më 28 Maj.
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.