Të shtunën në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, e ftuar për të diskutuar për "Javën Evropiane të Imunizimit", ishte zyrtarja për komunikim nga UNICEF, Dafina Zuna-Hoxha.
Ajo ka treguar se gjatë kësaj periudhe është bërë edhe imunizimi i personave që vinë nga komunitetet pakicë.
"Ne jemi në 16 komuna ku është bërë një numër i madh i vaksinimit të fëmijëve, sidomos të fëmijëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ata të cilët edhe nuk e kanë vaksinimin e rregullt", është shprehur ajo.
Sipas Zuna-Hoxhës, mosvaksinimi i komuniteteve të përmendura mund të ndodhë si pasojë e vetëdijes së ultë dhe mungesës së qasjes në shërbime shëndetësore.
"Ne kemi pasë edhe disa video me vendimmarrësit, në këtë rast me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, ku përveç thirrjes për vaksinim të rregullt është bërë thirrje edhe për vaksinim kundër COVID-19, sepse këto nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”.
Video të tilla, ka treguar ajo, janë bërë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ngase sipas saj janë vendimmarrësit ata të cilët duhet të shtyjnë këtë agjendë para, sa më shumë që është e mundur.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.