Javë më parë, Prive KlanKosova ka raportuar se këngëtari Daim Lala ishte aksidentuar në Zvicër.
I njëjti ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore pas këtij aksidenti, transmeton Klankosova.tv.
Për Prive KlanKosova, ai ka treguar se çfarë ka bërë menjëherë pas aksidentit.
“Së pari e falënderova Zotin që kam shpëtuar dhe më pas e kam telefonuar nënën time, i thashë se jam shëndoshë e mirë dhe se më ka ndodhur një aksident që të mos shqetësohet,” tha Lala.
Këngëtari ka kënduar për ekipin e Prive KlanKosova një këngë kushtuar nënës.
https://www.youtube.com/watch?v=s7OOamHQNS0&t=37s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.