Makinat vetë-drejtuese nuk janë më çudi e as risi. Kompania Daimler ka krijuar kamion vetë-drejtues i cili mëton ta bëjë transportin rrugor të mallrave më të sigurt dhe më të lirë.
Kamioni nuk do të zëvendësojë drejtuesit, por do t’i ndihmojë gjatë udhëtimit. Kamioni do të lajmërojë drejtuesin në situata të vështira, e nëse ai nuk përgjigjet merr kontrollin dhe ulë shpejtësinë.
Ky kamion do të ketë kamera stereoskopike për të shikuar korsitë dhe radar të dy serive, të shkurtë dhe të gjatë që skanojnë rrugën deri 243 metra përpara.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.