Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e mundshme të parakohshme.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Daka madje ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme pavarësisht gatishmërisë së KQZ-së janë gjithmonë sfiduese.
“Ne si KQZ e kemi thënë shumë shpesh edhe prapë po e përsërisim se KQZ është institucioni i vetëm i cili organizon zgjedhjet dhe këtë e ka obligim kushtetues dhe deshëm apo nuk deshëm kurdo që ato të shpallen ne do t’i organizojmë cilado qofshin ato zgjedhje te jashtëzakonshme, të rregullta, lokale, parlamentare. Por natyrisht që zgjedhjet e parakohshme siç i quajmë ne në mënyrë popullore të jashtëzakonshme janë gjithmonë më sfiduese se sa zgjedhjet të cilat organizohen në afatet e parapara kushtetuese”, ka thënë Daka.
E para e KQZ-së ka pohuar se në momentin që Presidenti i shpallë zgjedhjet, menjëherë e kanë për obligim të marrin masat e duhura në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe transparent.
Edhe sa i përket zgjedhjeve lokale që mbahen këtë vit, Daka ka thënë se janë të gatshëm të kryejnë të gjitha obligimet ligjore.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.