01.07.2015 · përditësuar para 4009 dite1 min lexim
Ditëve të fundit u raportua se Apple ka nisur të prodhojë gjeneratën e re të iPhone, si edhe se koha e prezantimit që pritet të jetë vjeshta e këtij viti.
Smartfoni do të quhet iPhone 6s, duke vazhduar kështu traditën e emërimit të telefonëve e cila u ngrit mbi iPhone 4s.
Fotot e para të këtij telefoni janë publikuar nga sajti 9to5Mac, transmeton Klan Kosova.
Në to shihet se dizajni nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.
Poashtu edhe altoparlantët, portet dhe antenat do të jenë në të njëjtat pozita si në iPhone 6.
Ndryshimet pritet të jenë në pjesë tjera hardverike, por ende nuk dihet me saktësi cilat do të jenë ato.
●●●
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.