Shtëpia luksoze e ankandeve, "Sotheby's" do të nxjerrë në ankand një grup prej tetë diamantesh të rrallë blu me vlerë mbi 70 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për ankandin e tyre “Magnificent Jewels” në Nju Jork, Hong Kong dhe Gjenevë në 2022 dhe 2023.
Koleksioni i diamanteve nga “De Beers” është ndër më të vlefshmit që janë ofruar ndonjëherë në ankand, shkruan LuxuryDaily, transmeton Klankosova.tv.
Diamantet u blenë në vitin 2020 nga “De Beers” dhe “Diacore” nga miniera “Cullinan” në Afrikën e Jugut, e njëjta minierë që ishte burimi i një diamanti 15,10 karatësh “Fancy Vivid Blue” e që u shit në prill për 57,5 milionë dollarë
Ankandi i parë pritet të mbahet më 9 nëntor në Gjenevë, me ankande të tjera të mbajtura në Nju Jork, të ndjekur nga Hong Kongu në pranverën e vitit 2023.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.