Njëri nga 15 personat e ekipit të dërguar saudit që dyshohet për vrasjen e Jamal Khashoggit kishte veshur rrobat e Khashoggit pas vdekjes së tij.
Ky detaj u kap nga kamerat e sigurisë së konsullatës saudite në Stamboll ditën kur u vra ai, i ka thënë CNN-it një zyrtar i lartë turk, përcjell Klan Kosova.
CNN ka marrë xhirimet ekskluzive që i ka ekipi hetues i qeverisë truke, e që në këto pamje shihet njeriu që po largohet nga konsullata nga dera e pasme me rrobat e Khashoggit të veshura, një mjekër të rreme dhe me syze.
I njëjti person që kishte rrobat e Khashoggit, sipas rastit që po heton ekipi turk, u pa në Xhaminë e Kaltër vetëm pak orë pasi gazetari u pa për herë të fundit teksa hynte në konsullatë më 2 tetor.
Personi në video, i identifikuar nga zyrtari si Mustafa al-Madani, thuhet se ishte pjesë e ekipit që hetuesit e kanë cilësuar si skuadra e dërguar për të vrarë gazetarin në konsullatën saudite gjatë një takimi të planifikuar që Khashoggi shkoi për t’i marrë letrat për dasmën e tij të ardhshme.
Brenda lajmit të CNN keni videon ekskluzive të publikuar para pak çastesh.
https://edition.cnn.com/2018/10/22/middleeast/saudi-operative-jamal-khashoggi-clothes/index.html●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.