Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndaluar shtatë persona në komunën e Klinës, nën dyshimin për keqpërdorim të votave.
Sipas Prokurorisë, të shtatë personat janë ndaluar për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.