Nga ora 16:00, sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë u zhvillua gara e kërcimit në stilin dallëndyshe.
Edicioni i katërt i këtyre hedhjeve edhe sivjet mblodhi 18 garues nga e gjithë Kosova.
Pos sponsorëve, eventin e organizuar nga klubi i zhytjes “Trepça” e përkrahu edhe drejtoria e Sportit në Mitrovicë.
Për më të mirët pati kupë e mirënjohje, por ato janë vetëm simbolike për një kërcimtar gjakovar.
Aktivitetin e shijuan edhe shikues të shumtë, që moti i mirë i bëri bashkë pranë liqenit.
Në fund triumfues doli Gani Hajra, i pasuar nga Florid Gashi e Faik Dibrani.
https://www.youtube.com/watch?v=UDxYo6ZYGtM
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.