Presidenti UFC-së, Dana White, ka thënë se ndeshja midis atletëve të arteve marciale të përziera, Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov, duhet të ndodhë.
Kjo ndeshje është planifikuar që të zhvillohet për katër herë radhazi, mirëpo të katërtat janë anuluar për shkak të lëndimeve që atletët kanë marrë, shkruan Fightsports, transmeton Klan Kosova.
Për shkak të këtyre anulimeve të shumta, Presidenti White ka thënë se më nuk do të përpiqet të organizojë një ndeshje tjetër midis dy personave të lartpërmendur.
Ndërsa kur është pyetur së fundmi nga gazetarët për një ndeshje të mundshme, White ka thënë se nuk është i sigurt.
"Unë kam dëgjuar zëra, por Khabib nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Kështu që kur ai të fletë, do të shohim se çfarë do të ndodhë tutje".
"Natyrisht se ata e meritojnë një ndeshje të tillë. Tony është kandidati numër një".
https://www.youtube.com/watch?v=GOkGv6FdGFY
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.