Përfaqësuesja e Danimarkës në hendboll e ka mposhtur atë të Norvegjisë me rezultat 31:22.
Kjo fitore e bën Danimarkën kampione të botës në hendboll, transmeton Klan Kosova.
Ndeshja e cila u zhvillua në arenën sportive ‘Jyske Bank Boxen’ të Danimarkës, përfundoi para pak çastesh.
E veçantë është se Danimarka për herë të parë ka fituar titullin e kampionatit botëror.
Kujtojmë se në gjysmëfinale Danimarka kishte mposhtur Francën me rezultat 38-30, ndërsa Norvegjia ishte më e mirë se Gjermania me 31-25.
https://www.youtube.com/watch?v=WNlO4w3BEJg
klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.