Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha priti sot në Tiranë, Kaare Dybvad Bek, ministrin për Imigracion dhe Integrim, të Danimarkës. Ministri danez shprehu mbështetjen e fortë të vendit të tij, për Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Në vjeshtë do të mbahet në Sarajevë një Samit për vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus integrimin, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Njëzëri vlerësuam marrëdhëniet tona si të shkëlqyera dhe me potencial të madh për të ardhmen. Theksova se programet e Ripranimit të mbështetura nga Qeveria e Danimarkës, po zbatohen me efikasitet. Numri i turistëve danezë në Shqipëri po rritet nga viti në vit", theksoi Hoxha.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.