Me shumë gjasë, personave në Danimarkë, të lindur pas vitit 2010, do t'u ndalohen cigaret dhe produktet e nikotinës.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.
"Synimi është parandalimi i gjeneratës së ardhshme daneze që të prekin çdo formë duhani. Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të ndalojmë shitjet për këtë gjeneratë, duke rritur gradualisht moshën që lejohet të blejë", shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv.
Sipas ligjit aktual, shtetasve danezë nën moshën 18-vjeç u ndalohet blerja e duhanit ose pirja e cigareve elektronike.
Por, sipas kreut të shëndetësisë daneze, rreth 31 për qind e njerëzve të moshës 15-29 vjeç, ende pinë duhan.
Ai shtoi se duhani është shkaku kryesor i kancerit në vendin nordik, duke shkaktuar 13 mijë e 600 vdekje në vit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.